Thellohet tragjedia, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala
Tragjedia e familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës që humbi tetë anëtarë nga tërmeti i tmerrshëm që i zuri brenda në banesë duke u marrë jetën bëhet edhe më e madhe.
Mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit në zemër një tjetër anëtare e familjes Lala në Durrës. Fiqirete Lala humbi jetën pas një infarkti në zemër duke e çuar në 9 numrin e personave të vdekur në këtë familje.
Fiqirete Lala u transportua drejt Spitalit Ushtarak një ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit duke iu nënshtruar ndërhyrjes në zemër. Numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 52, ndërsa mbi 900 mbetën të plagosur.
I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe.
Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
- Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
- Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
- Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
- Marjeta Lala 31 vjeç
- Emilio Lala
- Enis Lala 2 vjeç
- Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
- Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
KOHA JONË SONDAZH

