Themelohet në Tiranë Kolegji pan-shqiptar i kirurgëve, marrin pjesë personalitetet me të shquara

Nga datat 6–7 Shkurt në Tiranë, me pjesëmarrjen e kirurgëve/delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe mërgata, u mbajt takimi për themelimin e Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), që do shërbejë si platformë e bashkëpunimit dhe koordinimit mbarëshqiptar në fushën e kirurgjisë.

Ceremonia u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Prof. Dr. Arben Beqiri, Kryesues mikpritës i Këshillit Themelues, dhe me fjalimin prezantues nga Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryesues i Këshillit Themelues, ndërsa nga të ftuarit e veçantë fjalë përshëndetëse mbajtën: zv.Kryeministri i i Parë Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Bekim Sali, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, z. Azir Aliu, si dhe rektorët Prof. Dr. Xheladin Draçini (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë) dhe Prof. Dr. Jusuf Zejneli (Universiteti i Tetovës), dhe Prof. Dr. Mentor Petrela.

Në emër të përfaqësuesve nga rajoni dhe mërgata përshëndetën gjithashtu anëtarët e Këshillit Themelues: Dr. Osman Zhuri (Kosovë), Prof. Dr. Ilir Hasani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Lumnije Kqiku (Austri), Prof. Dr. Alban Neziri (Zvicër), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. Valon Baraliu (Gjermani), Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi), Dr. Daut Gjoni (Mali i Zi), dhe Dr. Beqir Nuhiu (Preshevë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarë tjerë të Këshillit Themelues të KPSHK ishin edhe Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Fatos Olldashi, Dr. Edvin Selmani (Shqipëri), Prof. Asoc. Dr. Luan Jaha, Dr. Mentor Gorani (Kosovë), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. med. Kushtrim Shala (Gjermani), Prof. Dr.  Rexhep Selmani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri (Bosnë dhe Hercegovinë), dhe Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi). Koordinator i takimit ishte z. Kujtim Salihu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të programit, Kryesuesi i Këshillit Themelues, Prof. Dr. Rifat Latifi lexoi Rezolutën e Themelimin të KPSHK-së, e cila u miratua nga të gjithë delegatët. Në rezolutë mes tjerash ceket se “Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve (KPSHK), do të jetë entitet profesional i pavarur me mision avancimin e praktikës dhe shkencës kirurgjikale, duke përcaktuar standardet e trajnimit në të gjitha disiplinat kirurgjikale, duke siguruar kujdes kirurgjikal të sigurt, modern, dhe të bazuar në prova, si dhe duke promovuar të studiuarit gjatë gjithë jetës, praktikën etike dhe llogaridhënien profesionale”.

Strukturat e përkohshme të KPSHK-së do të përgatisin statutin dhe dokumentacionin themelues, ndërsa pas miratimit të statutit nga kuvendi i delegatëve do të zgjidhen strukturat drejtuese me përgjegjësi dhe mandat të plotë.

Kjo që ka ndodhur në Tiranë duhej të ishte kryelajm mediatik, të kishte kryeministrin dhe drejtuesit e ministrisë së shëndetsisë në këtë aktivitet-themelim, por nuk ndodhi sepse jemi një shoqeri e vobektë, pa nerv dhe kulturë europiane.

Kirurgët e shquar duhen përgezuar për këtë akt të tyre, siç edhe duhet falenderuar Prof. Dr. Arben Beqiri, Kryesues mikpritës i Këshillit Themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve.

Pas aktivitetit Arben Beqiri, profesor doktor, shkruan një status: “Nder dhe privilegj të isha pjesë e kësaj ngjarjeje historike për kirurgjinë shqiptare!

Kolegji do jetë familja jone profesionale panshqiptare, vendi ku i riu do gjejë mentorin, kirurgu me përvojë mundesinë për të ndarë dijen dhe pacienti shpresen se do ketë kirurgë gjithnjë e më të zotë!

Falenderim për çdo koleg e bashkëpunëtor me të cilët bashkuam idetë dhe përpjekjet , institucionet që na hapen dyert dhe sponsorat që na besuan!

Mbi gjithçka i përulem me respekt dhe krenari identitetit tonë kombetar, gjuhes sonë të bukur shqipe, që lidh mendjet dhe zemrat tona!

Uroj që nga sot te jemi një mendje, një zemër dhe një dorë që sheron! Suksese!”.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?