Thënia proverbiale e Andi Bushatit te Ylli Rakipi
Në një kronikë të transmetuar sot në Top Channel avokati i Vis Rroshit, Dhori Sollaku për të mbrojtur interesat e klientit të tij, paralajmëron një aksion që ka si qëllim final zhbërjen e ligjit të Dekriminalizimit.
Vendimi i së enjtes i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka sjell dhe një tjetër ngërç juridik, i cili mund të çojë deri në rrëzimin e gjithë ligjit të Dekriminalizimit”- thuhet në nisje të kronikës së Top Channel.
Po sipas këtij televizioni: “I kontaktuar nga Top Channel, avokati mbrojtësi i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë. Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai pritet të depozitojë në Gjykatë, do të përmbajë papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekrimnalizimit, me Kushtetutën. Duke marrë parasysh dhe faktin se shumë herë është thënë, nga juristë por edhe politikan se ky ligj është më i ashpri në botë dhe në kufjitë e anti-kushtetueshmërisë, një analizë e tij nga Gjykata Kushtetuese mund të çonte dhe në rrëzimin e ligjit”.
Por me pas kronika e Top Channel thotë: “Më e komplikuar duket situata për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët për shkak të mosparashikimit në ligj të ankimimit, ende nuk janë të qartë se ku do depozitojnë kërkesën e tyre, në kolegjin zgjedhor, siç parashikon Kodi Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative, duke qënë se vendimi i KQZ, konsiderohet si akt administrative”.
Në këtë pikë vlen të theksohet se vetëm një ditë më parë, analisti Andi Bushati e përshkruante me këto fjalë situatën e mediave në Shqipëri: ““Shikoni kioskat në Tiranë që janë marrë nga pronarja e Top Channel, shikoni kullat që po ndërtohen nga pronari i Klanit. Këta janë të gjithë të kapur nga kryeministri Rama” – përfundon Bushati duke folur për emisionin “Të Paeksopozuarit” nga Ylli Rakipi.

