Theu burgun në Greqi, përfundon arratia për shqiptarin
Policia greke ka arritur të arrestojë një shqiptar, i cili u arratis nga burgu të martën e një jave më parë.
Ai qëndronte i fshehur prej ditësh në shtëpinë e një miku të tij në Haidari.
Sipas mediave greke, 40-vjeçari shqiptar nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Informacionin për vendodhjen e shqiptarit, policia e kishte marrë në rrugë operative.
Kujtojmë këtu, se shqiptari ishte arrestuar për një grabitje në bashkëpunim në Vilia të Atikës më 27 nëntor.
KOHA JONË SONDAZH

