Theu rregullin e PD duke shkuar në Kuvend, reagon Rudina Hajdari

Pasi theu rregullin e grupit të PD-së duke shkuar në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka thyer heshtjen duke sqaruar situatën. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hajdari tha se nuk e kishte thyer ajo rregullin, ndërsa shtoi se ajo thjesht kishte bërë detyrën si deputete.

“Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit, me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time.”, shkruan Hajdari.

Hajdari kishte shkelur rregullin që ishte vendosur nga grupi i selisë blu, që në Kuvend të merrnin pjesë vetëm 4 deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, kjo nuk e ndali Hajdarin që të ishte pjesë e seancës, madje nuk nguroi që të merrte aty edhe fjalën. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari mbështeti studentët. “Bravo studenteve për protestën dhe qëndresën”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?