Thikë në zemër 22-vjeçarit për një karikues, Gjykata lë në burg autorin dhe 3 bashkëpunëtorët
Mësohet se Eugen Bitraj e ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Sipas dëshmive të dhëna pas arrestimit, 4 të prangosurit janë shprehur se nuk kanë dashur ta vrasin 22-vjeçarin. Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.
Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar. Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lene te vdekur.

