Thirrja e ambasadorëve për lista të pastra, Bahri Shaqiri: Ky apel vlen më shumë për Durrësin. Po kandidohen njerëz të lidhur me krimin

Kandidati i LSI-së në Qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri e cilëson thirrjen e ambasadoreve të SHBA dhe BE për lista të pastra kandidatësh, si qëndrimin e duhur për të pasur një fushatë normale.

Në një reagim në Facebook, Shaqiri shprehet se apeli i ambasadorëve vlen më shumë për Qarkun e Durrësit. Shaqiri thotë se në këtë qark “individë të caktuar të lidhur drejtpërdrejtë me krimin dhe korrupsionin apo njerëz të tyre që po planifikohen nga sekti mafioz në pushtet të përfshihen në listat për deputetë, të qëndrojnë larg inkrimininit të politikës dhe Kuvendit të ri të Shqipërisë”.

Reagimi i plotë në rrjetet sociale i Bahri Shaqirit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një apel i domosdoshëm për pastrimin e politikës dhe për t’i kthyer dinjietin dhe pastërtinë Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krimi nuk duhet të përfshihet në përfaqësimin e popullit shqiptar në Legjislativ.

Ky apel vlen edhe më shumë për qarkun e Durrësit, ku individë të caktuar të lidhur drejtpërdrejtë me krimin dhe korrupsionin apo njerëz të tyre që po planifikohen nga sekti mafioz në pushtet të përfshihen në listat për deputetë, të qëndrojnë larg inkrimininit të politikës dhe Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Krimi dhe korrupsioni e kanë vendin përpara drejtësisë dhe duke marrë ndëshkimin e merituar.

Shqiptarët meritojnë individë të pastër dhe me integritet të lartë njerëzor si zërin e tyre dhe mbrojtës të interesave të tyre e jo shërbëtorë të interesave të mafias dhe krimit”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?