Thirrja e Belind Këlliçit: Të rinjtë duhet të protestojnë
Kryetari i Forumit Rinor të Partidë Demokratike, i ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që ata të protestojnë për të drejtat e tyre.
Ai tha se të rinjtë duhet të ngrihen kundër çdo qeverie padallim forcës politike.
Këlliçi: Ne jemi një shoqëri qe jemi në depresion për shkak të ekonomisë në rënie, të papunësisë dhe është shumë e nevojshme që të rinjtë të kuptojnë se nëse duan një realitet ndryshe duhet të protestojnë kundër çdo qeverie. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet PS apo PD. Një qeveri që nuk ka në fokus të rinjte, ata duhet të ngrihen. Këtë guxim që e kanë pasur të rinjtë para nesh, na takon ne tani që nën guximin e tyre sot të protestojmë.
KOHA JONË SONDAZH

