Thirrja e Ben Manaj nga Londra: Mos dilni në protestë nëse jetoni më mirë se përpara 5 vitesh! Ju rroftë palla nëse jeni te lumtur!

Nga Ben Manaj (Londër)
Nëse jetoni më mirë se përpara 5 vjetësh, mos dilni në protestë, nëse paguani më pak për dritat, ushqimet, për karburantin, nëse jetoni dhe shijoni jetën shumë më shumë dhe keni me pak stres se më parë, mos protestoni!
Nëse shijoni jetën dhe udhëtoni pa gomonë, mos protestoni!
Nëse u filmojne se shkoni ne proteste apo humbisni vendet e punës për vete dhe fëmijet tuaj nëse u shohin në protesta mos shkoni në protestë!
Edhe nëse jeni patronazhistë dhe u dhimbsen deputetët dhe ministrat dhe të korruptuarit e pushteteve sesa vetja juaj, femijët tuaj dhe llogaritë tuaja bankare, mos shkoni në protestë!/Ben Manaj/
Ndërkohë gazetari i mirënjohur Ben Manaj ka postuar foto dhe video nga protesta e shqiptarëve sot në Londër.
As unë nuk do shkoj se do rri në kafe sot siç rini ju 365 ditë! Ështe dita ime ta shijoj Shqipërinë me lekët që fitoj në Londër!
Shumë prej jush e shijoni Shqipërinë nga lekët e fëmijëve tuaj në Londër, Romë, Athinë, Mynih a Nju Jork e kudo dhe bëni pallë!
Dhe qeveritë bëjnë pallë me ju!
Ju rroftë palla nëse jeni të lumtur!
E gëzofshi edhe nëse s’jeni!

SHKARKO APP