Thirrja e kryetares së LRI për të rinjtë: Nesër në protestë për Shqipërinë
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, ka ftuar gjithë të rinjtë dhe të rejat që nesër të jenë në protestën kundër qeverisë.
Duke ju drejtuar gjithë bashkëmoshatarëve të saj për të marrë pjesë në protestën paqësore, Kërpaçi shprehet se ky brez i të rinjve ka misionin historik dhe atdhetar për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
“Të RINJTË dhe të REJAT e vendit do ti bashkohen nesër ⏰11.00 PROTESTËS qytetare më të madhe, më PAQËSORE e qëndrestare që ka parë historia e demokracisë shqiptare.
Do të protestojnë për arsim cilësor, për më shumë vende pune, për premtimet e pambajtura & për të ndaluar largimin masiv nga vendi! Bashkë do të protestojmë me misionin për ta bërë SHQIPËRINË SHTËPINË TONË???? #bashkohuRINI??”,- shkruan kryetarja e LLRI, Floida Kërpaçi.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/2122385231212183
KOHA JONË SONDAZH

