Thirrja e Ramës për Bashën: Rri në shpi

Partia Demokratike në reagimet mbi situatën që po kalon jo vetëm vendi, e ka akuzuar disa herë kryeministrin Edi Rama se nuk po e menaxhon siç duhet situatës. Pyetjes nëse Rama e fton sërish Bashën për të bashkëpunuar (edhe pse dorën nuk ia jep dot), kreu i qeverisë iu përgjigj me një ftesë publike. “E ftoj të rrijë në shtëpi, mos të luajë vendin, kur të zgjohet të lajë mirë sytë, të kuptojë që është zgjuar dhe kur flet nga shtëpia mos të tregojë atë që ka parë në ëndërr, por të thotë gjërat e duhura”, tha Rama në “Report Tv”.

SHKARKO APP