Thirrja e Shkëlqim Hajdarit për sipërmarrësit: “Të prodhojmë e konsumojmë shqip”

Falë motit të ngrohtë e klimës së favorshme, kjo e favorizon vendin tonë duke e kthyer në një burim ideal të prodhimit organik, e i shtuar kësaj edhe një tokë pjellore.
Ndonëse ka shumë pikëpyetje për sigurinë ushqimore, tokat në Shqipëri prodhojnë ushqime bio, aq shumë të kërkuara në tregun vendas dhe jashtë.

E për rrjedhojë, kjo situatë ka rënduar ekonomikisht fermerët. Juristi Shkëlqim Hajdari propozon që 2021 të jetë viti i bashkimit, nën moton ‘Të prodhojmë e të konsumojmë shqip’.

Kjo thirrje vjen për të gjithë sipërmarrësit dhe konsumatorët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe treva të tjera.

“Thirrje për të gjithë sipërmarresit dhe konsumatoret shqiptarë në Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe treva të tjera:

Ta shpallim vitin 2021, viti i fillimit të bashkimit, nen moton” Te prodhojmë e konsumojne Shqip”.

Ndiqeni kete video dhe do bindeni që prodhimet e gatimet tona janë të shkelqyera!”, përfundon mesazhin konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari.

 

SHKARKO APP