Thirrja në rrjetet sociale për studentët: Të gjithë nesër të Parlamenti
Në rrjetet sociale të gjitha organizatat që drejtojnë protestën e studentëve kanë bërë thirrje për të zhvilluar protestë para Parlamentit.
Protesta pritet të jetë masive, për shkak se thirrja bëhet edhe nga studentët që qëndrojnë prej ditësh para Ministrisë së Arsimit. Pritet që gjitha grupimet e studentëve të jenë nesër një trup i vetëm.
“Protesta vazhdon edhe më e fuqishme! Asnjëra nga kërkesat e studentëve nuk mund të realizohet pa shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. Nesër mblidhet në seancë plenare Kuvendi i Shqipërisë. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Kuvendit të Shqipërisë, institucionit që ka në dorë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. Jo negociata! Plotësim i të gjitha kërkesave studentore!“,- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat që ka kundërshtuar gjithë ligjin e Arsimit të Lartë.
KOHA JONË SONDAZH

