FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrja nga Berisha: Asnjë votë për ata që i ftuam të jenë në koalicion dhe nuk erdhën

Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të koalicionit ”PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Korçës. Ai u kërkoi qytetarëve që mos të votojnë partitë e vogla që nuk janë në koalicion me Partinë Demokratike.

”U bëj thirrje të dashur qytetarë, asnjë votë, asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës. Dhe nuk gjetën forca të vijnë”, tha Berisha.

”I ftova vetëm në emrin tuaj dhe në interesin tuaj. Se vetë, aspak nuk doja t’i ftoja, por nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të përçahej, të ndahej. Nuk erdhën dhe tani thonë; jo, ne nuk jemi për rotacionin, jo ne jemi kundër sistemit. Hë, heqin maskat. Atëherë qytetarë i leni në vetminë e tyre këta, që të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishin midis nesh sot, por s’e patën”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?