Thirrja për shqiptarët: Fshini aplikacionin për tërmetet, ja ku duhet të informohemi

Pas tërmetit tragjik, me mijëra shqiptarë kanë të shkarkuar në celular, aplikacionin e tërmeteve. Sizmiologu Ervin Kasaj ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të heqin nga telefonat e tyre këtë aplikacion. Përmes një postimi në facebbok, ai thekson se informacioni duhet të merret në Institutin e Gjeoshkencave, departamenti i Sizmiologjise, ose tek emergjenca civile, pasi raportojnë në kohë reale lajmin e saktë.

Kasaj nënvizon më tej se nuk mund të merret informacion nga celulari, nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar.

“Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 Rihter. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.Tërmete bien në cdo kohë në cdo min në cdo sek. Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sizmiologu shprehet se Shqipëria është një vend sizmik. Sipas tij në vend ndodhin gjatë gjithë kohës mini-tërmete, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv por nuk kemi pse të shqetësohemi. Ai shprehet se ato kryesisht kanë magnitudë të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?