Thirrje banorëve të Tiranës/ Studentët kanë nevojë për ju
Me mijëra studentët janë në Tiranë duke protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre.
Protestuesit kanë tre ditë që dalin tek ministria e Arsimit dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërsa në dy ditët e para të protestës, studentët e kanë përfunduar protestat në orën 4, por sot ata do të qëndrojnë të protestojnë pa pushim.
Studentët kanë nevojë për banorët e Tiranës, studentët kanë nevojë për batanije, për ushqim dhe i bëjnë thirrje banorëve të kontribuojnë që protesta e studentëve të mos shuhet.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/351154355678993/
KOHA JONË SONDAZH

