Thirrje të forta: Të kthehet dënimi me vdekje

Grabitja në Fier ka ngjallur reagime të forta deri në thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje. “Dënim me vdekje! E ka hequr Komiteti Europian etj etj, por do dënim me vdekje, pikë”. Kërkesa për masën ekstreme, lidhet nga qytetarët edhe me mosbesimin tek drejtësia shqiptare, që siç thonë, i liron autorët e ngjarjeve të rënda pa mbajtur përgjegjësi.

“I fusin këtej dhe i nxjerrin në anën tjetër. Mendoj që shteti duhet të ketë ligje më të ashpra për hajdutët”. 53-vjeçari Agur Vrenozi i cilësuar “një hero”, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u përlesh me dy persona të armatosur që vodhën këtë pikë këmbimi valutor dhe dhunuan pronarin e saj, Gëzim Hoxha.

Shembull i njeriut që donte që Fieri e Shqipëria të mos jetë kjo që është, e cilësoi Ministri i Mjedisit Blendi Klosi 53-vjeçarin që ishte punonjës i Drejtorise se Pyjeve dhe Mjedisit ne Fier. ”Shembull i një njeriu të përgjegjshëm dhe i një njeriu i cili donte që Fieri dhe Shqipëria të mos ishte kjo që është”,-tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37-vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41-vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?