Thirrjet raciste, Gentian Muça apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës
Mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça e ka apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës që e përjashtoi atë për 12 muaj nga aktivitetet sportive.
Muça u dënua nga Komisioni i Disiplinës, pasi pas mbarimit të derbit të kryeqytetit, ai bëri disa kore raciste që nxisin dhunë.
Pas këtij vendimi zëvëndës kapiteni i Tiranës, ka apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës duke kërkuar uljen e dënimit.
Muça e justifikon veten si një person i cili ka qënë gjithnjë i rregull në fushën e lojës, duke u shprehur gjithashtu i zhgënjyer me krahasimin që i është bërë me personat përgjegjës për dhunën.
“Mbyti Komunistat!” , “Mbyte Beogradin” ishin thirrjet që Muça bëri me megafon pas mbarimit të derbit, duke u dënuar në bazë të Nenit 52/1 për nxitje publikisht të urrejtjes.
KOHA JONË SONDAZH

