Thomas-Greenfield në Tiranë, Ambasada: Dha mbështetjen e popullit amerikan për anëtarësimin në BE
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka përshkuar vizitën e lartë nga përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në Tiranë më 6-7 nëntor. Sipas postimit në facebook, thuhet se ambasadorja Thomas-Greenfield falënderoi popullin shqiptar për partneritetin dhe përsëriti mbështetjen e fuqishme të popullit amerikan për Shqipërinë në rrugën e saj demokratike dhe drejt anëtarësimit në BE.
Postimi i plotë
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, udhëtoi në Tiranë më 6-7 nëntor si zyrtarja e parë në nivel kabineti që viziton Shqipërinë që nga viti 2016.
Vizita e saj përkoi me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe mandatin e parë historik të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë vizitës së saj, ajo vizitoi Sheshin Skënderbej dhe Shtëpinë e Gjetheve, u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama dhe iu bashkua Ministres së Jashtme Olta Xhaçka në një forum për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Ajo u takua gjithashtu me ish-pjesëmarrësit e programeve të shkëmbimit të Ambasadës së SHBA për të mësuar mbi përvojat e tyre dhe ndikimin që ata kanë sot në Shqipëri. Ambasadorja Thomas-Greenfield falënderoi popullin shqiptar për partneritetin dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes vendeve tona. Ajo përsëriti mbështetjen e fuqishme të popullit amerikan për Shqipërinë në rrugën e saj demokratike dhe drejt anëtarësimit në BE.
KOHA JONË SONDAZH

