Thonë që vapa ikën me gushtin, si do të jetë moti në shtator
Gushti do të mbyllet me temperatura të larta. Por në të njëjtat vlera pritet të jenë edhe dy javët e para të shtatorit, ku tempraturat pritet të shkojnë 33-34 gradë Celsius.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.
Ndërsa ditën e nesërme temperatura priten të shkojnë në bregdet: 22 / 33 °C, në vendet e ulëta: 21 / 36 °C dhe në vendet malore: 16 / 29 °C.
KOHA JONË SONDAZH

