Thumana në zi të thellë. Gra, burra, vajza, foshnje, viktima të tërmetit

Thumana dhe Durrësi, janë duke vuajtur pasojat e frikshme të tërmetit 6.4 ballë. Në këto dy vende, kanë mbetur dhjetëra viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Në Thumanën e Fushë-Krujës u shemben thuajse totalisht tre pallate 5 katësh, duke lënë nën rrënoja njerëz të pajetë. E trishtë ishte pamja e ofruar teksa një gjyshe kishte ndërruar jetë nën rrënoja ndërsa në prehrin e saj mbante nipin e vogël, i cili fatmirësisht doli gjallë nga forcat e shpëtimit. Një grua, një burrë, një vajzë, një foshnje, e të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar, u ndanë tragjikisht nga jeta nga lëkundjes e njëpasnjëshme sizmike, ajo më e forta 6.4 ballë.

Tragjedia, banorët në Thumanë kërkuan ndihmë 2 muaj më parë

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë

SHKARKO APP