Thumanë: Familja jeton në çadër plastmasi, mes tyre dhe një grua shtatzënë
Në Thumanë, familja e Hamit Jangozit banesa e të cilit është shembur nga tërmeti po kalojnë ditët në një çadër të improvizuar nga vetë ata me plastmas.
Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj ishte pranë kësaj familje.
Hamiti kërkon ndihmë pasi nuk i është dhënë asnjë cadër, ndërkohë që në çadrën e plasmasit jeton dhe nusja e djalit që është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Thumana është një ndër zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit I cili ka shkaktuar 51 viktima.