Thyejnë karantinën dhe konfliktohen, arrestohet një 27 vjeçar në Durrës

Tre persona në qytetin e Durrësit kanë thyer orarin e karantinës dhe janë konfilktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Ngjarja u shënua në Sektorin Rinia dhe policia arrestoi në flagrancë shtetasin E.H 27 vjeç i cili ka goditur me thikë dy vëllezërit A.N 26 vjeç dhe T.N 30 vjeç.

”Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën”, njofton policia.

Gjithashtu, policia ndëshkoi me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP