Thyerja e sigurisë në Rinas, Xhaçka për ushtrinë: Jo cënim i Kushtetutës

Për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, thyerja e sigurisë në Rinas nuk është cënim i sigurisë Kombëtare. Nga Rinasi, ku përshëndeti vendosjen e ushtrisë e cila ka marrë kontrollin e aeroportit të vetëm të Shqipërisë, i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosjen e ushtrisë për ruajtjen e perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, ku tha se nuk është cënuar në asnjë pikë kushtetuta.

“Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të kushtetutës”, tha ministrja sot në një deklaratë sot nga Aeroporti i Rinasit ku inspektoi trupat e policisë ushtarake që janë të vendosura në rrethimin e aeroportit dhe jo brenda tij.

Ministrja e Mbrojtjes, tha se Policia Ushtarake është e detyruar të marrë këto masa, pasi sipas ligjit, duhet të garantohen të gjitha objektet që janë në funksion të NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon komandës ajrore. Këtu ulen edhe avionë ushtarakë, kemi prezencë ushtarake edhe në Aviacionin Civil. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë të një infrastrukture ushtarake. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë, me sinjalizim të komandave, jo me sinjalizim të ministrit, shtabit, apo aq më pak presidentit. Është ngjarje e përsëritur, që po hetohet. Deri në moscënimin e aeroportit ne do të jemi këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?