Thyhet dera e selisë PD, berishianët hyjnë te salla e mbledhjeve

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Sikurse duket në fotot e mëposhtëme, është ish-kryeministri që udhëheq grupin dhe është futur brenda ambienteve të selisë.

Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej të pranishmëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?