Thyhet dera e Universitetit të Arteve

Kohët e fundit biznese të ndryshme në kryeqytet kanë rënë pre e grabitësve që thyejnë dritare e dyer për të arritur më pas tek kasaforta.

Një lajm i momentit të fundit bën me dije se gjatë orëve të mbrëmjes është thyer brava e derës kryesore të Universitetit të Arteve, por nuk dihet ende çfarë është grabitur aty. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda universitetit pasi kanë thyer bravën e derës kryesore.

Thyerja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga zv. rektori, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Oficerët e komisariatit nr. 2 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po verifikojnë nëse është kryer apo jo vjedhje në Universitet. Balkanweb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?