Thyhet kutia e votimit në Malësi të Madhe, PD: Anulohet procesi
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Malësi të Madhe. Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale bën me dije se ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën e PD.
Njoftimi i plotë nga Komisioni i Rithemelimit
Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.