Thyhet memoriali turk tek Parku i Liqenit (Foto)

Memoriali në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është vandalizuar gjatë natës së shkuar. Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, njofton Exit.al. Mbi 10 mijë vetë firmosën një peticion që kërkonte heqjen e këtij memoriali. Disa qytetarë mbajtën edhe njëprotestë për heqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?