“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, Rama publikon videon sensibilizuese për të prekurit nga COVID-19 (VIDEO)
“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” është thirrja më e re sensibilizuese për koronavirusin.
Kryeministri Edi Rama publikoi videon e radios trasmetuese holandeze BNNVARA në profilin e tij.
“Për të gjithë ata që janë në shtëpi, për të gjithë ata që po punojnë fort, për të gjithë ata që po luftojnë fort për të mundur koronavirusin. Në më shumë se 30 vende, më shumë se 180 stacione radiofonike u bashkuan për 3 minutat e ardhshme për të qenë një”, është shprehur radio folësi I medias.
Ky mesazh sensibilizues është krijuar nga radio-dixheji hollandez Sander Hogerndorn.
“Po vjen moment për të gjithë që po luftojnë me koronavirusin.
Me mesazhin ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, le të këndojmë të gjithë së bashku.
Kjo është për të gjithë ju”, është shprehur ai.
Të gjithë një zëri, qytetarë të thjeshtë, të izoluar nga shtëpitë e tyre, persona në urban duke udhëtuar, mjekë nga spitali, punonjës nga zyra të veshur me maska këndojnë për personat e prekur dhe viktimat e COVID-19.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/874305786347199/