Tifozët e Peqinit dhunojnë trajnerët e Librazhdit

Tifozët e Peqinit kanë dhunuar trajnerët e Klubit të Futbollit të Sopotit, Gentian Stojku dhe Elton Ceno.

Dhunës nuk ka mundur t’i shpëtojë as drejtori teknik i klubit Nesti Binishti.

Trajnerët u dërguan menjëherë në ambulancë për shkak të frakturave të shumta në kokë.

Shkak i kësaj dhune mësohet se është bërë fitorja e ekipit të Sopotit, lojtarët e të cilit dominuan totalisht ndeshjen duke treguar  se janë në rrugën e duhur drejt rikthimit për në kategorinë superiore.

Fusha e Shkumbinit është tepër problematike, pasi episode të shumta dhune janë shënuar gjatë zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit shqiptar.

Ndeshja është dominuar nga miqtë që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 10 me anë të Lezit.

Më pas kanë barazuar vendasit për t’u mbyllur pjesa e parë në paqe.

Miqtë pjesën e dytë e kanë nisur me vrull duke kaluar në avantazh në mesin e pjesës së dytë me anë të Polisit. Ndeshja e tensionuar është mbyllur me fitoren e miqve që mbajnë dhe vendin e parë në renditje.

Ndeshjet e sotme

Shkumbini : Sopoti 1:2

Lushnja : Tomori 0:1

Pogradeci : Dinamo 3:1

Butrinti : Luftetari 1:1

Naftetari : Bylis 1:0

Renditja

1- Sopoti 16
2- Lushnja 14
3- Pogradeci 14
4- Dinamo 13
5- Butrinti 13
6- Tomori 12
7- Bylis 11
8- Luftetari 11
9- Naftetari 9
10- Shkumbini 6

SHKARKO APP