Tifozi i “përgjërohet” Edi Ramës që të mos shkojë në stadium. Kryeministri: Tersi je ti
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë në qendër të komenteve negative nga ana e tifozëve të kombëtares të cikët i kërkojnë që të mos shkojë në ndeshjen e sotme të kombëtares me Spanjën.
Tifozët i shkruajnë në faqen e tij në Facebook që të mos shkojë në Shkodër pasi në të kundërt do të humbë.
Por kryeministri ka gjetur kohë dhe i është përgjigjur njërit prej komentuesve duke i thënë që do shkojë në stadium që të mos i ngelet atij( komentuesit) që është tersi.
Tifoz1: O Edo mos ik sot në Shkodër se je ters, haha ik ik po mos të të shofi njeri.
Rama: Jo Eduard unë them te shkoj që, po qe se humbasim të mos të të duket vetja jote si tersi.

KOHA JONË SONDAZH

