Tifozi shqiptar me fytyrën kuqezi para ”Wembley Stadium”

Këtë mbrëmje Shqipëria luan duelin e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Anglisë. Në mitikun “Wembley” pritet të jetë një numër i madh tifozësh shqiptar.

Në rrugët e Londrës, ka filluar të ndihet atmosfera nga tifozët kuqezi, teksa shumë prej tyre kanë veshur fanella dhe flamuj shqiptarë.

Shkodrani në Wembley: Festë kuqezi para ndeshjes Angli-Shqipëri

Sakaq një tifoz shqiptar i cili ka pikturuar shqiponjën në fytyrë, ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe të tifozëve që po grumbullohen.

Korrespodenti i “Koha Jonë” në Londër, sjell këto foto nga atmosfera pak orë nga fillimi i duelit.

SHKARKO APP