Tili: Policia po tenton ta shesë rezistencën tek Unaza e Re si protestë huliganësh

Gazetarja Mirilda Tili e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se policia po përpiqet ta paraqesë protestën tek Unaza e Re si protestë huliganësh.

TiliKur ndërhyri policia? Atëherë kur i pa se nuk po i përçanin dot banorët. Le të themi që kjo ka ndodhur ditën e dytë pasi banorët u zhvendosën para bashkisë. Këtu filloi një ndërhyrje pasi u tentua t’i përçanin. Çfarë po ndodh tashmë me objektet që po prishen dhe që 400 shtëpi të tjera do të prishen? Po përdoret jo vetëm për të justifikuar shpenzimet për projektin. Policia po përdoret jo vetëm për të bërë zhurmën por edhe për të shitur protestën e banorëve të Unazës së Re si një protestë huliganësh. Këtu lindim në një tjetër problem të madh. Ata shihen si zaptues. Por në Shqipëri ka zaptime pronash pa fund dhe ky nuk është rasti. I gjithë ky investime me një shumë kaq kolosale dhe që kushton më shumë se autostrada në Gjermani nuk do shumë mend që është abuzim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?