”Time” fshin vitin 2020: Më i keqi që kemi përjetuar ndonjëherë

Një kopertinë me sfond të bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq. E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”.

E përjavshmja amerikane ”Time” i vë kryqin kështu vitit që po mbyllet, i shenjuar nga makthi i pandemisë.

“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka patur vite të këqija në hitorinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?