“Tirana DC”, Malltezi: Mund të quhet shoqëria aksionere Ndrageta! Ja roli i saj
I ftuar në hapsirën ‘Intervista e Ditës’ në studiot e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, anetari i Kryesise se PD-se ka shpjeguar shklejet ligjore të shoqërisë aksionere ‘Tirana DC’ dhe pasojat e tmerrshme të vendimeve arbitrare nga ana e saj.
Malltezi e ka quajtur shoqëria aksionere e Ndragetas, pasi sipas tij kjo shoqëri ka shkelur ligjet duke shmangur konkurencën dhe duke i dhënë mundësinë parave të pista të deportojnë në ndërtimet e kullave në zemër të Tiranës.
Në një material të përgatitur nga SYRI TV, shpjegohet roli dhe fuqia e shoqërisë ‘Tirana DC’, e cila mund të ndryshojë statusin e pasurive të paluajtshme.
Gjithashtu materiali ka shpjeguar ligjet e shkelura dhe si u krijua shoqata shtetërore Tirana DC?
Pjestarë të kësaj shoqërie janë nënkryetari I bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, Laura Deliu deklarohet si kryetare, por është edhe drejtoreshë në bashki, ku gjithashtu edhe Redi Molla, drejtor i ujsjellës Tirana, por që figuron pjesë e shoqërisë ‘Tirana DC’.
Malltezi: Po hetohet ‘Tirana DC’ dhe është proceduar për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Vetëm roli i 3 fishtë i antarit Molla, si drejtues dhe ekspert kontabël, sjellë konflkikt interesi.
Kjo kompani mund të quhet shoqëria aksionere Ndrageta. Po ndërhyn, po shmang konkurencën dhe po futë paratë e pista në ndërtime.
Nënkryetari i bashkisë është anëtar në 18 borde. Është mekanizëm për të futur paratë e pista.
Ka tjetërsuar pronat, ligji ia ndolon kalimin te një shoqëri anonime. Jep me koncesion cdo gje dhe shmang audimitimin e KLSH. Lidhë kontrata të fshehta, të hyjë në borxhe më komapani të treat, pra këto janë
Aleanca ka kontribut të jashtëzakonshëm në këtë situatë.
Roli i zotit Molla në 3 funksione, ta ndalon ligji dypunësimin dhe jo më tre punësimin. Edhe drejtor edhe kontrollor është shkelje flagrante e ligjit, vetëm në republikat më të korruptuara.
Dy tre persona nuk i japin përgjigje KLSH por vetëm Erjon Velisë.
Krijimi i një shoqërie aksionere është e pavarur dhe mund të lidhin kontrata dhe muned të hyjë në borxhe më të tretë. Bashkia mund të lidhi vetë kontrata, por shoqëritë aksionere mund të shmangin ligjin e prokurimit publik. Pra mund të lidhi kontratë pa zbatuar ligjin.
Në rast se do kemi shtet ligjor do kemi shumë padi për këta zyrtarë, pasi ka shpërdorim të funksionit publik.
Prokuroi ka indicie dhe një rol kryesor në këtë situatë. Ka një vit nga prishja e tetarit por kemi edhe ndërtimin e kullave në zemër të Tiranës, pasi kemi të bëjmë me pastrimin e parave ose të drogës ose të Ndragetës.