Tirana dhe Saranda qytetet me më shumë krime seksuale

Në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se gjatë vitit 2015 krimet seksuale janë shtuar në krahasim me një vit më parë. Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale, ndërsa në 2015-n numri ka shkuar në 102 raste, me një rritje prej 16 për qind.

Saranda dhe Tirana jaën qytetet më të prekura nga këto krime, me plot 16 raste të shënuara. Sipas raportit 95% e personave të përfshirë në këto krime janë meshkuj mbi 18 vjeç.

Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen: Vlora me 5 raste, Durrësi me 4, Lushnja e Berati me nga 2 raste dhe Fieri e Kurbini me nga 1 rast.

Në këto krime përfshihen veprat penale si “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, “Veprat e turpshme” si dhe “Marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 – 18 vjeç”.

Sipas raportit, dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vendbanimi i tyre. Ndërkohë rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë në qytet.

SHKARKO APP