Tirana e 1 janarit, kryeqyteti zgjohet i zbrazët, trotuaret bosh, rrugët pa trafik
Tirana u zgjua e zbrazët dhe e qetë në ditën e parë të vitit 2020. Trotuarët janë të zbrazuar, rrugët pa qarkullim, ndërsa pjesa e madhe e bizneseve janë të mbyllura. Përjashtim kryesisht, bëjnë vetëm kafenetë.
Dita e parë e vitit në Tiranë të ofron një tablo që rrallë herë mund ta shohësh. Trotuaret janë të zbrazura, bizneset e mbyllura, ndërsa në rrugë nuk ka trafik.
Por nga kjo tablo, përjashtim bëjnë kafenetë, një pjesë e të cilave janë hapur që në orët e para të mëngjesit, për të ofruar shërbim për qytetarët.
Përveç kafeneve, të shumtë kanë qenë ato qytetarë, që orët e para të 2020, kanë zgjedhur ti kalojnë në institucionet e kultit.
Faktin se pjesa më e madhe e bizneseve në kryeqytet janë të mbyllura, qyetarët e shohin si normale, teksa shprehen se i kanë bërë furnizimet ditë më parë.
Natën e ndërrimit të viteve thonë se e kaluan në shoqëri të familjarëve dhe personave të afërm, ndërsa më 1 janar thonë se kanë dalë kryesisht për të bërë ecje ose për argëtim.
/Ora News