Tirana e studentëve, me thirrje e vuvuzela, studentët vijojnë rezistencën tek ministria e Arsimit

Janë me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë që janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit.

Mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë për 8 kërkesat studentët

“Nuk ka negociata!” i përgjigjen studentët dhe vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin:  E duam Arsimin si gjithe Europa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra ndodhen para ministrisë se Arsimit dhe shumë të tjerë po vijnë nga qytetet e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është dita e 6 e rezistencës para ministrisë së Arsimit, dhe e 8-ta si protestë. Gazetarët e Ora News raportojnë se studentë nga Korça dhe Elbasani janë nisur drejt Tiranës për tu bashkuar protestës para MAS.

Protesta të studentëve dhe në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër dhe Shkodër, Korçë dhe Elbasan.

Protestuesit kanë dhënë afat orën 16:00 për plotësimin e kërkesave.

Ora News përcjell live 

Ora 12: 26  Studentët nuk ndalin protesten


Studentet nuk ndalin protesten. Nje qytetar nga Malesia Madhe është me studentët për ti mbështetur dhe  bën thirrje politikaneve: “Lironi rrugen studenteve. Studentet jane te fituar” . Thirrja u be per mikrofonin e Ora News.

Ora 11: 48  Studentet nuk pranojnë te djegin flamujt politike, protesta është apolitike
Në një moment studentët kane pasur diskutime mes tyre pasi dikush hodhi idenë për djegien e flamujve politike. Por një grup studentesh nuk pranuan dhe thërrisnin: Jo politikë! Nuk do djegim flamujt!

 

Ora  11; 22 Kryeministri mesazh studenteve ne facebook

Ora News sjell pamjet me dron te protestës 

Ora 11: 20 Studentët nga Durrësi mblidhen te “Asllan Rusi”, urimi i pedagogut: Ishalla me tym të bardhë!

Ora 11: 06 Kater autobusë me studente nga Durrësi erdhën ne Tirane te mbështesin protestën. Bashke me ta janë dhe pedagoge.

Gjimnazistët që i janë bashkuar janë”Sami Frashëri, Petro Nini, Arben Broci e shumë gjimnazistë të tjerë

Ora 10:48 Marshimi masiv i studentëve të Mjekësisë tek Selvia

Nga të gjitha rrugët kryesore të Tiranës po marshojnë me qindra mijëra studentë të cilët ndalojnë  tek ministria e Arsimit.

Ora 10:00 Studentët do te mbajnë 1 minute heshtje para kryeministrisë, ndërsa janë grumbulluar te shumte dhe ne ministrinë e Arsimit. Studentet bëjnë thirrje dhe: Jo politike!

Ora 09:49  Studentet nga korpusi po marshojnë ne bulevard, ku ndodhet dhe godina e kryeministrisë. Ata janë bere kordon dhe vijojnë.

Studentë e gjimnazistë marshojnë nëpër rrugët e Tiranës me thirrjet: “E duam arsimin si Europa”

Studentët e Shkencave Sociale po marshojnë drejt ministrisë se Arsimit. Protestës i janë bashkuar dhe studentë të Universitetit të Sporteve, Mjekësisë, Politeknikut, Fakultetit të Shkencave Natyrore, Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ora 08: 41  Nis marshimi 

Studente dhe gjimnazistë po marshojnë drejt bulevardit Zogu i Parë për tu ndaluar tek ministria e Arsimit.

Nisin marshimin dhe studentët e Shkencave Sociale.

(Ne foto: Kërkesat e studenteve)

(ne foto: Protesta e studenteve ne disa pika)

Ora 08:33 Gjimnazistët mbështesin protestën

Gjimnazistët e “Sami Frashërit” kanë bojkotuar mësimin duke qëndruar para shkollës në solidarizim me studentët.

Ora 08:31 Bllokohet hyrja e studentëve  tek Mjekësia dhe Shkencat Natyrore

Ora 08:28 Studentë nga Korça drejt Tiranës

Studentë nga Universitetit i Korçës janë nisur drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Një pjesë tjetër do protestojnë në Korçë.

Kryetarja e Këshillit Studentor ka deklaruar se do tu bashkohen dhe gjimnazistë dhe qytetarë.

Ora 08:25 Bllokohet hyrja tek Politekniku

Studentë protestues kanë bllokuar derën e hyrjes tek Politekniku, duke mos lejuar studentë të futen brenda tij.

Ndërkohë para hyrjes  kanë publikuar emrat fotot e pedagogëve të korruptuar.

Afat qeverisë deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave

Mbledhja e studentëve do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.

Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteteve të cilat janë autonome.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?