Tirana është vendi ideal për filma!
“Përgatituni për një eksperiencë artistike të paharrueshme, sepse Tirana European Youth Film Festival po kthehet me edicionin e tij të dytë nga 5 deri më 10 shtator!
Bashkohuni me ne në Qendrën e Artit “Agimi”, Kinemanë “Maks Velo” dhe Piramidën e Tiranës për një javë të mbushur me #filma, #art dhe #kreativitet!
Ky festival është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u lidhur me talente të rinj nga e gjithë Evropa, për të zbuluar histori magjike dhe për të festuar!
Mos e humbisni këtë ngjarje të mrekullueshme! Bashkohuni me komunitetin e filmit dhe bëhuni pjesë e një aventure që do t’ju frymëzojë dhe do t’ju lartësojë!
Merrni shoqërinë dhe bëhuni pjesë e atmosferës magjike të kinemasë rinore!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjetet sociale.