Tirana feston shekullin si kryeqytet, Veliaj zbulon yjet e festës
Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se do të organizojë aktivitete të shumta. Bashkia shton më tej se ka vendosur që të mbledhë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës. Kryebashkiaku Veliaj shkruan se “Tirana100 feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve. Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare. Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” & emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme. Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha, Valbona Mema”.
#Tirana100 feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve. 🇦🇱
📌Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare.
Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” & emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme.🎤🎻 pic.twitter.com/zSx91q3vfj
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) January 25, 2020