Tirana i ngjan një ditë normale, rrugët plot me njerëz, të moshuarit dalin pa leje

Ndonëse nga kjo e hënë u është dhënë më shumë kohë për të kryer pazaret, shumica e qytetarëve në Tiranë ka preferuar të dalë paradite duke mbushur rrugët e tregjet.

Kohes së ngrohtë të pranverës nuk i kanë rezistuar as të moshuarit,të cilët kanë shfrytëzuar lejen e pazarit për të bërë ecje.

“Nuk kam nga të shkoj pa leje-dalje. Aplikimin e kam bërë vetë. Sot dola të marr disa gjëra të domosdoshme”, u shpreh një qytetar.

Por ka dhe nga ata të cilët nuk hezitojnë të pranojnë se nuk kanë pyetur për rregullat.

“Jo, sepse jam vetëm me gruan dhe asnjëri nuk më ka ardhur. Nuk kam aparate për të marrë leje. Llogaria për pensionistët është bërë sipas qefit”, u shpreh një tjetër qytetar.

Tundimi nga moti i ngrohtë ka bërë që prindërit të nxjerrin nga shtëpia edhe fëmijët..

Të shumtë në rrugë janë edhe uniformat blu për të ushtruar kontrolle.

Me zgjerimin e fashës orare të lëvizjes Ministria e Brendshme ka shtuar edhe monitorimet. Në ndihmë të policisë do të jenë edhe 50 dron.

Polica bën me dije se dronet do të përdoren kryesisht pas orës 17.30, kohë kur sipas rregullave të karantinimit të gjithë duhet të jenë në shtëpi. Dronet janë të pajisur me kamera të cilat do të bëjnë të mundur evidentimin e çdo personi që thyen rregullat e vetëizolimit.

Tirana i ngjan nje dite normale, rruget plot me njerez, të moshuarit dalin pa leje

/abcnews.al

SHKARKO APP