Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Elmasllari: Mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve. Aplikoni

Tirana e ka nisur vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku do të mbahen rreth 1000 aktivitete kushtuar të rinjve në vendin tonë. Menaxherja e Komunikimit për Programin Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Dea Elmasllari foli për projektet që do të mbahen gjatë këtij viti. Po ashtu u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për projekt propozime ku fokusi të vendoset tek mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve, teksa theksoi se thirrja do të mbyllet me datë 28 janar.

”Do jetë një vit ambicioz. Kemi hapur disa thirrje për projekte nga të rinj, nga organizata. Prej datës 9 dhjetor thirrjet janë të hapura në rrjetet tona sociale deri më 28 janar. Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë është një makro program që kanë në fokus 8 shtylla që adresojnë tematika të ndryshme për fuqizimin e të rinjve. Thirrja për projekt ide do e pasqyrojë kalendarin, do e kemi final në fund të muajit shkurt. Prej fazës së konsultimit kur u fitua titulli Kongresi Rinor i Tiranës dhe Bashkia Tiranë kanë filluar disa aktivitet që po implementohen në fushën e artit, kulturës”,-tha në ”Report Tv”.

Titulli “Tirana European Youth Capital 2022” i është akorduar të rinjve të Shqipërisë, në vitin 2019 në Aimens, Francë, si një përpjekje e finalizuar me sukses nga organizatat e shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresi Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Stafetën zyrtare Tirana e mori më 19 dhjetor në Lituani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?