Tirana, kryeqyteti i të rinjve. Aktivitetet do zgjasin një vit me një mijë ngjarje

Tirana do të mbledhë të rinj nga e gjithë Shqipëria, rajoni dhe Europa përgjatë këtij viti. Më shumë se 1000 aktivitete do të zhvillohen në kuadër të ”Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”, aktivitete që do të jenë të fokusuara në fusha të ndryshme.

Në eventin e hapjes zyrtare të ”Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është viti ynë duke iu drejtuar të rinjve me mesazhin se secili ka mundësi që të ndryshojë botën.

Gjatë ceremonisë i pranishëm ishte dhe këngëtari i mirënjohur Emal Meta, ndërsa përmes një video mesazhi ylli muzikës botërore Dua Lipa u premtoi të rinjve një tjetër vizitë në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në hyrje të eventit të rinjtë paraqitën certifikatën e vaksinimit ose kryen testin e shpejtë. Me qindra të rinj ishin pjesë e eventit të hapës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Europa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?