Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tirana mikpret ALForum 2025, Ristani: Kryeqyteti, platformë për paqe, siguri dhe bashkëpunim

Aktualitet E mërkurë, 18 Qershor 2025 15:01
Tirana mikpret ALForum 2025, Ristani: Kryeqyteti, platformë për paqe, siguri dhe bashkëpunim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana është sot mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, që zhvillohet nga datat 18-20 qershor në kryeqytetin shqiptar. Forumi organizohet nga Fondacioni Anna Lindh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Gjatë tri ditëve të forumit, rreth 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euro-mesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, media, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, do të diskutojnë dhe ndajnë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Mund t'ju interesojë

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Para 13 minutash
Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Para 17 minutash
“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Para 20 minutash

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, vlerësoi rolin që Tirana ka marrë në vitet e fundit në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor:

“Tirana mban me krenari titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’, por jo vetëm me krenari, e mban me një qëllim, sepse ky titull nuk është thjesht kapitulli i fundit i historisë së qytetit, por një hap përtej saj, një hap që e orienton drejt Evropës. Ne jemi një qytet që nuk mbështetet mbi dhimbjet e së kaluarës. Ne i kthejmë ato në platforma dhe ecim përpara me shpejtësi” , tha Ristani.

Më tej, Ristani rikujtoi disa nga titujt që Tirana ka mbajtur vitet e fundit, duke i cilësuar si momente që kanë forcuar rolin e saj si një qendër e dialogut dhe përfshirjes në nivel ndërkombëtar.

“Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Evropian i të Rinjve’, duke vendosur energjinë dhe zërin e tyre në zemër të qytetit. Kemi qenë ‘Qyteti Evropian i Sportit’, ku lëvizja ka sjellë unitet në të gjitha nivelet dhe komunitetet. Në vitin 2024, morëm presidencën e rrjetit B40, që bashkon qytetet e Ballkanit, duke e ngritur bashkëpunimin rajonal në një nivel të ri nga lokalja në atë kontinentale”.

Në përfundim të fjalës së saj, Ristani theksoi se këto arritje nuk janë vetëm tituj formalë, por dëshmi konkrete të transformimit të Tiranës në një qendër aktive e angazhuar për paqe e siguri në rajon dhe më gjerë.
“Të gjitha këto arritje nuk janë thjesht udhërrëfyes, ato janë sinjale për rajonin, për Evropën dhe për botën, që Tirana ka kaluar nga periferia në qendër të dialogut ndërkulturor. Tirana është bërë një vend i sigurt për të zhvilluar biseda të vështira, një skenë për krijimtari të përbashkët dhe një platformë për paqe dhe siguri”, përmbylli Ristani.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 13 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 17 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 17 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 20 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.