Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tirana mikpret për herë të parë Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor, presidenti i “Albanian Roots”: Falenderojmë Bashkinë

Aktualitet E enjte, 9 Nëntor 2023 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 28 nëntor, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”, do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E kthyer tashmë në një traditë në Nju Jork, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë. Marko Kepi, president i “Albanian Roots” (Rrënjë Shqiptare) u shpreh se kjo traditë e bukur do të mbahet çdo vit në një qytet shqiptar.

“Sivjet për herë të parë do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve në Tiranë, pra në Shqipëri dhe dëshira jonë është që çdo vit Paradën ta përcjellim nëpër qytete shqiptare, pra në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Ulqin, në të gjitha trevat shqiptarë që ta bëjmë si traditë bashkimin e shqiptarëve. Të paktën të festojmë njëherë në vit së bashku, të lëmë anash politikën dhe gjërat që na përçajnë por të mblidhemi për diçka që na bashkon që është të jemi shqiptarë”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Marko Kepi vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për organizimin e kësaj parade dhe që bëri bashkë mbi 125 bashki nga trojet shqiptare. “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj që po na ndihmon dhe po bashkëpunojmë së bashku që ta zhvillojmë këtë paradë. Ata kanë bërë të mundur që të ftojmë 125 bashki në trojet shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë. Janë më shumë se 300 veta që do vijnë nga Italia. Shpresojmë të jetë tamam një paradë, ashtu si ka emrin një paradë shqiptare që na bën të gjithëve krenarë, të shpalosim ato vlerat tona shqiptare përveç që ta shohin shqiptarët nëpër media, por edhe të huajt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

T’i japë një arsye edhe të tjerëve, të huajve që vijnë në Shqipëri edhe për paradën shqiptare. Pra t’i shtojmë diçka turizmit shqiptar, t’i shtojmë diçka Shqipërisë, një bukuri me ngjyrat tona siç kemi me veshje kombëtare, me muzikën shqiptare. Të jetë një arsye tjetër për të huajt që të vijnë në Shqipëri, të vizitojmë Shqipërinë. Siç shkojnë të huajt apo amerikanët në Gjermani kur është “October Fest” ose në vende të tjera që janë bërë traditë disa festa të tyre, ta bëjmë edhe ne traditë në Shqipëri që edhe më shumë të sjellim turistë dhe të huaj në Shqipëri. Të shohim kush jemi ne shqiptarët vërtetë, sa të bukur jemi me traditat dhe kulturat tona”, shprehet ai.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 6 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 32 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 40 minutash

Presidenti i “Rrënjë Shqiptare” u shpreh se janë të shumta kërkesat për të marrë pjesë nga SHBA, Anglia apo Zvicra. “Çdo vit kemi kërkesa nga shqiptarët në të gjithë botën që thonë ta bëjmë dhe një në Londër, ta bëjmë edhe ne në Zvicër. Është pothuajse një vazhdim ose një përgjigje ndaj atyre thirrjeve të shqiptarëve nëpër botë që e shohin paradën e Nju Jorkut dhe kanë dëshirë edhe ata që nuk mund të marrin pjesë në Nju Jork, të marrin pjesë në një Paradë Shqiptare. Mendojmë se kjo paradë do ta përhapë patriotizmin shqiptarë edhe në trojet ku ata shqiptarë jetojnë sot për sot. Ne do jemi si këtu në Nju Jork, do hapim paradën shqiptare, do i prijmë paradës shqiptare. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është një koordinim shumë i mirë dhe jemi duke ecur shumë bukur me punimet e kësaj parade dhe do vazhdojmë paradën në Tiranë që të mundohemi që çdo vit ta bëjmë sa më bukur”, deklaroi Kepi.

Etiketat e lidhura

tirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 32 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 37 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.