Tirana ndizet nga Jessie J, mijëra fansa në shi brohorasin emrin e saj

E veshur me të zeza, me flokë gjysmë të kapura e një buzëqeshje elektrizuese, britanikja ka bërë mijëra shqiptarë të dridhen para zërit të saj.Koncerti që ka nisur që prej orës 20:00 ka mbledhur mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, që megjithë shiun që ka rënë sonte në kryeqytet nuk kanë hezituar të jenë në Sheshin “Nënë Tereza”.

Fillimisht atmosfera është ndezur nga këngëtarët shqiptarë si Alban Skënderaj apo Elahaida Dani, që kanë kënduar hitet e tyre më të njohura.Më pas skenën e ka pushtuar këngëtarja me famë botërore Jessie J. e cila vjen për herë të parë në Shqipëri

Me hitet e saj të famshme dhe lëvizjet e kordinuara ajo ka elektrizuar skenën dhe ka ndezur qindra telefon, të cilët regjistronin live të gjithë performancën.

 

SHKARKO APP