Tirana ndriçon, vendosen semaforë LED në kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës

Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës tashmë janë pajisur me semaforë LED, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?