Tirana në karantinë? Foto nga ballkoni, shëtitje dhe stërvitje nga liqeni (FOTO)
Kjo e shtunë që përkon me Ditën e Verës. Të vetëizoluar për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, Covid-19, pak qytetarë kishin dalë në rrugët kryesore të Tiranës, gjithsesi të zbukuruar. Edhe ata që zgjodhën të shëtisnin apo stërviteshin te Liqeni Artificial, e ndërprenë aktivitetin pas vendimit për ta mbyllur parkun për shkak të mbipopullimit në ditët e kaluara. Të mbyllur në shtëpi njerëzit kanë “dalë” në ballkonet e apartamenteve të tyre, prej nga kanë shijuar rrezet e diellit dhe sigurisht, kanë fotografuar zbrazëtinë e qytetit.