Tirana, qyteti ku ndodhin më shumë aksidente

Vetëm gjatë muajit gusht në vend janë shënuar 215 aksidente. INSTAT ka publikuar raportin sipas të cilit në krahasim me Gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur me 8,6 %.

 Në muajin Gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në Gusht 2016. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 25,6 % të numrit të aksidenteve rrugore. Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana eshte qarku qe ka shenuar me shume aksidente 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gusht më shumë aksidente se vitin e kaluar por më pak të vdekur

Shkaqet 

Ndërkohë që shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e pakujdeshme e drejtuesve të mjeteve.

Sipas INSTAT në tetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 80,7 % të rasteve në total.

Përsa i përket personave të plagosur në aksidente krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me 29,1.

Numri i personave të plagosur gjatë muajit Gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në Gusht 2016.

Në Gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.

Shtimi i aksidenteve gjatë muajve të verës lidhet me trafikun e rënduar që krijohet në akset kryesore rrugore.

 Ekspertët kërkojnë që të merren masa dhe të studiohen lëvizjet e automjeteve në mënyrë që të shmangen mbingarkesat në disa rrugë.

Ndërkohë ministria e Infrastrukturës në ditët e para të punës paralajmëroi nisjen e një aksioni në akset kombëtare rrugore, për shkak se njësitë tregtare janë shndërruar në burime aksidentesh.

Nisma ka si synim, pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabela që nuk kanë lidhje me sinjalistikën apo çmontimin e çdo aktiviteti civil/ekonomik pa leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?