Tirana rritet, çdo ditë vijnë 70 vetë

Sipas projeksioneve të Divizionit të Popullsisë së OKB, deri në 2050 78.2% e popullsisë shqiptare do të jetojë në zonat urbane, duke braktisur tërësisht zonat rurale.

Në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë, ndërkohë që në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit. Ky ritëm i shpejtë i zhvendosjes së popullsisë në qytet e ka pikënisjen që nga viti 2009 dhe vetëm disa vite më vonë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për përqendrimin e popullsisë në zonat urbane, pasuar nga Mali i Zi me 77%.

Para 22 vitesh, fshati Lumanas në Korçë mbeti me 5 banorë më pak. Familja Shahollari u zhvendos në zonën “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Shpresa Shahollari tregon: “Neve u larguam nga fshati se fëmijët na u rritën, edhe na u larguan. Djalin e kisha te sporti, vajzën e martova në Durrës, vajzën tjetër e fejova po në Durrës dhe kjo na detyroi neve të iknim nga fshati. Ne rrënjët i kemi andej, kokën e kemi këtej”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, edhe pse jetojnë në Tiranë, prodhimet e fshatit nuk mungojnë në kuzhinën e kësaj familjeje. “Unë i bëj zahiretë siç i bëja në fshat. E kemi si traditë ne korçarët, nuk rrimë dot pa këto. Marrim edhe pastërma e i themi dimrit byrrë”, thotë Shpresa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?